Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO

19 gusht 2026 | 16:15

Orhan Murtezani ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s.

Sipas INA-s, ai bën pjesë në grupin prej nëntë ambasadorësh të rinj, emërimet e të cilëve u miratuan nga qeveria në shkurt të këtij viti.

Duke folur pas marrjes së postit, Murtezani ka thënë se këtë përgjegjësi e konsideron hapjen e një etape të re në rrugëtimin e tij profesional, por edhe vazhdimësi të përkushtimit ndaj një Maqedonie të Veriut të sigurt dhe aleate të besueshme në familjen euroatlantike.

“Të qenët anëtar i NATO-s nuk është vetëm privilegj, por përfshin edhe detyrime, sidomos në një kohë kur siguria nuk mund të konsiderohet e garantuar”, ka deklaruar Murtezani.

Nga qershori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, Murtezani ka ushtruar funksionin e ministrit për Çështje Evropiane.

Pas zgjedhjeve lokale ai është shkarkuar, ndonëse kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar më herët se Murtezani do të mbetej pjesë e kabinetit dhe do të ngarkohej me mbikëqyrjen e zbatimit të Agjendës së Reformave.

Në postin e ri, Murtezani do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në NATO, një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Episodet e të fikëtit të Jamal Musialës kanë shqetësuar botën…