‘Financial Times’: Irani shqyrton goditjen e objektivave amerikane në Evropë

19 gusht 2026 | 12:14

Irani po shqyrton mundësinë e zgjerimit të konfliktit përtej Lindjes së Mesme, përfshirë sulmet ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Evropë, nëse presidenti amerikan Donald Trump urdhëron sulme të reja ndaj Teheranit.

Sipas burimeve të cituara nga “Financial Times”, në skenarët e mundshëm përfshihen objektiva në Evropën Jugore dhe Juglindore, përfshirë instalime amerikane në Bullgari dhe Qipro.

Burimet kanë bërë të ditur se forcat iraniane po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes së kabllove nënujore të fibrave optike në ngushticën e Hormuzit, në rast të një përshkallëzimi të konfliktit.

Në Teheran, sipas raportimit, po rritet bindja se një përplasje e re ushtarake me SHBA-në është çështje “kur” dhe jo “nëse”. Ndërkohë, Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka vendosur figura të linjës së ashpër në pozita të rëndësishme të sigurisë dhe ushtrisë.

Ekspertët e konsiderojnë kërcënimin ndaj objektivave amerikane në Evropë si serioz, por të kufizuar, duke vlerësuar se Irani ka kapacitet të përdorë raketa balistike me rreze të mesme veprimi kundër disa objektivave në Evropën Jugore dhe Juglindore.

Sipas burimeve të “Financial Times”, në rast të një lufte të re në shkallë të gjerë, Teherani mund të braktisë strategjinë e përqendrimit vetëm te objektivat amerikane dhe infrastruktura në Lindjen e Mesme, duke e zgjeruar përgjigjen edhe në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpallur ligjin që njeh të…