23 mbetjet kockore në Zubin Potok dyshohet se i takojnë grupit të intelektualëve
20 gusht 2026
| 09:02
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se janë gjetur mbetjet kockore të 23 personave gjatë kërkimeve për varrezë masive në fshatrat Kalludër e vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut dhe në një lokacion tjetër aty afër.
Korrespodenti i Klan Kosovës Urall Boshnjaku, se kjo forcon dyshimet se këto mbetjet i përkasin grupit të “Intelektualëve mitrovicas”, që nuk dihej për fatin e tyre tash e 27 vite.
“Për fat të mirë, duket se familjarët do të mund të identifikojnë eshtrat e familjarëve të tyre, nëse konfirmohet decitivisht se ky grupi është grupi prej 23 intelektualëve”, deklaroi ai në Programin e Mëngjesit.
Pas gërmimeve, janë arrestuar 3 persona që i takojnë etnisë serbe.



