Përleshje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, arrestohen dy persona
20 gusht 2026
| 09:01
Dy persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 16:53, ku dy të dyshuar janë rrahur mes vete.
Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



