Të hënën pritet të hapet Qendra Informative Turistike në Prishtinë

20 gusht 2026 | 08:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për hapjen e Qendrës Informative Turistike në kryeqytet, e cila, sipas tij, synon t’u ofrojë vizitorëve informacione rreth aktiviteteve, atraksioneve dhe vendeve për t’u vizituar në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se hapja e kësaj qendre vjen pas krijimit të Drejtorisë së Turizmit në Komunën e Prishtinës.

“E nisëm me krijimin e Drejtorisë së Turizmit në Kryeqytet. Tash po e hapim edhe derën e parë për krejt ata që vijnë me e vizitu Prishtinën ‘Qendrën Informative Turistike’”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, në këtë hapësirë vizitorët do të mund të marrin informacione për aktivitetet dhe pikat turistike të kryeqytetit.

“Këtu e gjeni çka po ndodh në kryeqytet, ku me shku, çka me vizitu, çka me provu dhe krejt ato vende e rrëfime që e bëjnë Prishtinën tonën”, ka deklaruar ai.

Rama ka bërë të ditur se qendra do të ketë edhe një hapësirë të veçantë për punimet artistike të q’ART, ku vizitorët mund të blejnë suvenire.

“E kemi edhe një kënd të veçantë me artin unik të q’ART për me marrë me vete jo veç një souvenir, por një copë Prishtine”, ka shkruar ai.

Qendra Informative Turistike është vendosur në Pallatin e Rinisë, ndërsa sipas Ramës, ajo do të hapet të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ILIAZ BOBAJ - Alo, profesor! Ju jeni? - u dëgjua…