Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme

20 gusht 2026 | 12:49

Policia e Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të japë detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas policisë, gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh, municioni, uniformash dhe dëshmish të tjera relevante, të cilat pritet të ekspozohen para mediave.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile”, për të cilin po zhvillohen veprime në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht 2026, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka ndaluar një dylbi të destinuar për…