Aktiviteti në Pustec ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV-së e jo ai shqiptar, reagon Hoxha

21 gusht 2026 | 11:58

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ), ka shprehur keqardhje për faktin që në një aktivitet kulturor të zhvilluar në Pustec, ku kanë marrë pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryetari i bashkisë është ekzekutuar vetëm himni i Maqedonisë së Veriut dhe jo edhe himni kombëtar shqiptar.

Ministria e ka cilësuar këtë si një mungesë serioze dhe shmangie nga rregullat e mirësjelljes dhe protokollit, duke theksuar se respektimi i simboleve kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi.

Sipas MEPJ-së, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e etikës institucionale, protokollit dhe respektit të ndërsjellë, veçanërisht në hapësirat ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.

“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme”, është thënë në reagimin e MEPJ-së.

Reagim lidhur me këtë çështje ka bërë edhe ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Ferit Hoxha, i cili ka ngritur shqetësimin për mënyrën e trajtimit të simboleve shqiptare në këtë aktivitet.

Çështja ka nxitur reagime në opinionin publik, veçanërisht për faktin se aktiviteti u zhvillua në Pustec, zonë e banuar kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…