Benzema i ofrohet Trabzonsporit si lojtar i lirë
Karim Benzema i është ofruar Trabzonsporit si transferim i lirë, teksa e ardhmja e sulmuesit francez te Al-Hilal duket gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas raportimeve, agjentët e Benzemas kanë propozuar transferimin e tij te klubi turk, por Trabzonspori nuk e ka pritur pozitivisht këtë mundësi.
Mosha e sulmuesit dhe kërkesat e larta financiare konsiderohen si pengesat kryesore për realizimin e marrëveshjes. Për këtë arsye, klubi turk deri tani nuk ka dhënë përgjigje pozitive ndaj ofertës.
Benzema, 38-vjeçar, aktualisht është nën kontratë me Al-Hilal, por klubi saudit po negocion për ndërprerjen e bashkëpunimit me francezin.
Nëse marrëveshja për shkëputjen e kontratës realizohet, Benzema do të ishte i lirë të shqyrtonte ofertat për vazhdimin e karrierës së tij.



