Portugalia druhet nga efekti ekonomik i largimit të Ronaldos, reagon ministri
Rasti i Cristiano Ronaldos vazhdon të shkaktojë diskutime në Portugali, pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares.
Tashmë, në këtë situatë ka ndërhyrë edhe ministri i Ekonomisë dhe Kohezionit Territorial, Manuel Castro Almeida.
Ministri ka theksuar rëndësinë e Ronaldos jo vetëm për kombëtaren, por edhe për imazhin ndërkombëtar të Portugalisë, shkruan “NOW”.
Edhe pse e ka pranuar se nuk ka kompetencë për t’i gjykuar vendimet teknike të trajnerit Jorge Jesus, Almeida ka thënë se një e ardhme pa kapitenin do të ishte një humbje e rëndësishme për vendin.
“Do të ishte mirë që Portugalia të vazhdonte të llogariste në këtë aset. Cristiano Ronaldo e ka një ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe vlerësimin e markës ‘Portugali’. Ai është personi më i njohur i vendit tonë dhe shumë njerëz e njohin Portugalinë pikërisht falë Cristiano Ronaldos”, ka deklaruar Almeida për “NOW”.
Fjalët e ministrit kanë ardhur në një moment kur e ardhmja e Ronaldos me kombëtaren portugeze është në pikëpyetje, pas përplasjes së tij me trajnerin Jorge Jesus.



