Trepça dhe Bashkimi gati për garat e FIBA Europe Cup

05 tetor 2026 | 12:59

Kampionia dhe nënkampionia e Kosovës në basketboll do t’i nisin këtë javë zyrtarisht garat në arenën ndërkombëtare.

Trepça dhe Bashkimi do të paraqiten në fazën grupore të FIBA Europe Cup, me ndeshjet e para që do t’i zhvillojnë në shtëpi.

Skuadra nga Mitrovica është pjesë e Grupit A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Batumi, Split, Promitheas, Opava dhe Gladiators Trier.

Duelin e parë, Trepça do ta luajë kundër ekipit grek, Promitheas, të mërkurën nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të mërkurën, por nga ora 19:00, do të luajë edhe Bashkimi, i cili në palestrën “Sezai Surroi” do ta presë ekipin nga Letonia, Valmiera.

Bashkimi do të paraqitet në Grupin F, në të cilin bëjnë pjesë edhe Manchesteri, Bigbank/Kalev, Biotekno Korfez dhe Elan Chalon.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një virus ka goditur rëndë kombëtaren suedeze, duke e kthyer…