Reali ‘blindon’ Gulerin, kontratë afatgjatë dhe rritje e madhe e pagës
Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, ndërsa tashmë pritet vetëm vendimi i klubit spanjoll për ta zyrtarizuar marrëveshjen.
Kontrata aktuale e mesfushorit turk skadon në vitin 2029, por Real Madridi ka vendosur ta zgjasë bashkëpunimin dhe t’i ofrojë një rritje të rëndësishme të pagës, si shpërblim për paraqitjet dhe zhvillimin e tij.
Guler, 21-vjeçar, ka qenë njëri prej lojtarëve më pozitivë të sezonit të kaluar në Madrid dhe e ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe sezonin e ri nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Në katër ndeshjet e para, ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime.
Me këtë lëvizje, madrilenët synojnë ta sigurojnë për një kohë të gjatë njërin prej talenteve kryesore të skuadrës.
Mediat spanjolle kanë raportuar më herët se kontrata e re mund të jetë deri në vitin 2031, ndërsa burime të tjera kanë folur edhe për një marrëveshje deri në vitin 2032.



