Haradinaj: Të mobilizohet Kosova më 16 shtator për lirimin e katërshes së UÇK-së

21 gusht 2026 | 08:19

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve të Kosovës më 16 shtator, kur pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një prononcim në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Haradinaj tha se qytetarët nuk duhet të presin në mënyrë pasive, por të dalin në rrugë për të pritur ish-krerët e UÇK-së.

“Njerëz, më 15 e 16 shtator nuk duhet të presin autobusë. Njerëzit duhet të nisen këmbë, të vërshojnë e të mbushin krejt rrugët e Kosovës me njerëz që i presin”, tha Haradinaj.

Ai ka shprehur bindjen se vendimi mund të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së dhe se pret që ata të lirohen.

“Unë ende besoj se në kohë të vështirë amerikanët nuk mund ta bëjnë këtë.. Unë pres në Kosovë, duke e pritur Hashim Thaçin që t’ia jap dorën për lirim”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se shpreson që vendimi përfundimtar të jetë për lirim, ndërsa ka kritikuar ata që, sipas tij, kanë bërë plane për të festuar një dënim të mundshëm.

“Urojmë shumë që natyrisht të jetë një vendim i tillë. Besoj ata që kanë bërë planet për me festuar, me e festuar dënimin e shqiptarit…”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës…