Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues
21 gusht 2026
| 10:26
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga protesta e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Përmes këtij postimi në ‘Facebook’, Hoxhaj i është drejtuar Albin Kurtit, duke e quajtur “deputet uzurpues” dhe duke i kërkuar që të mos sillet si kryeministër.
“Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas pamjeve nga protesta.
PDK po vazhdon aksionet e saj para institucioneve, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.



