Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

21 gusht 2026 | 16:54

Jetmir Topalli është rikthyer te FC Ballkani.

Sulmuesi ka nënshkruar me klubin suharekas dhe, pas gjashtë vitesh karrierë ndërkombëtare, është rikthyer aty ku nisi të shkëlqejë si futbollist.

Ky është një rikthim i rëndësishëm për Ballkanin, me Topallin që vjen me përvojë të madhe të fituar gjatë viteve të fundit jashtë vendit.

“Tani është koha për një kapitull të ri, këtë herë sërish me fanellën e Ballkanit. Mirë se u ktheve në shtëpi, Jetmir!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Topalli është aktivizuar në Turqi me skuadrat Pendikspor, Istanbulspor, Manisa FK dhe Yeni Malatyaspor.

Ai është 28-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Islamic Relief Kosova” ka shpërndarë 1 mijë e 400…