Ish-i burgosuri politik, Ismail Syla rikthehet të jetojë në tokën e stërgjyshërve

23 gusht 2026 | 22:12

Ish-i burgosuri politik, shkrimtari dhe ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka marrë vendimin për t’u larguar nga Prishtina dhe për t’u rikthyer të jetojë në vendlindjen e tij, në Kizharekë të Drenasit.

Syla ka bërë të ditur se nga sot është rikthyer si banor rezident në tokën e të parëve të tij, 28 vjet pas djegies së shtëpisë dhe odës familjare gjatë ofensivave të forcave serbe në vitin 1998.

Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar 23 gushtin e vitit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake serbe dogjën rreth 90 për qind të shtëpive të Kizharekës.

“Para 28 vitesh, më 23 gusht 1998, forcat policore dhe ushtarake serbe i dogjën 90% të shtëpive të Kizharekës në ofensivat famëkeqe të gushtit dhe shtatorit ’98. Në mesin e tyre ishte edhe shtëpia dhe oda jonë.

Sot, më 23 gusht 2026, u riktheva si banor rezident në tokën e stërgjyshërve”, ka shkruar Syla.

Rikthimi i tij në Kizharekë, pikërisht në përvjetorin e djegies së shtëpisë familjare, vjen si një simbol i rikthimit në vendin e të parëve, pas gati tri dekadash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore, profesori Idriz Vehapi, ka…