U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova

23 gusht 2026 | 00:14

Gjatë ditës së sotme, policia e Shtetit të Shqipërisë, ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, e më pas edhe në Kosovë.

Në portin e Durrësit, u sekuestruan 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC, ku vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1 milion euro.

Siç raporton Syri, tre të arrestuarit Besfort Jaka, Taulant Duraku dhe Luan Gashi, dhe të njëjtit janë nga Gjakova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë…