Hidhet shorti për Superligën e Kosovës në futsall, gara nis më 5 shtator
24 gusht 2026
| 12:26
Është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futsall, ku na pret një garë e fortë dhe plot emocione në sezonin 2026/27.
Dhjetë ekipe do të luftojnë për objektivat e tyre, duke sjellë një kampionat interesant dhe konkurrues, ashtu siç ka ndodhur edhe në sezonet e fundit.
Superliga e Kosovës në futsall do të startojë më 5 shtator, ndërsa klubet tashmë kanë mësuar orarin e ndeshjeve për edicionin e ri.
Komisioni i Futsallit u uron suksese të gjitha klubeve pjesëmarrëse dhe arritjen e objektivave të tyre në sezonin 2026/27.
Më poshtë kalendari i plotë për stinorin vjeshtor:




