Zhvillimet e fundit, Aleanca thërret mbledhjen e kryesisë dhe konferencë për media
24 gusht 2026
| 20:47
Aleanca ka njoftuar se ka thirrur për nesër mbledhjen e kryesisë së partisë.
Gjithashtu, sipas një njoftimi për media, pas mbledhjes, kryetari i saj, Ardian Gjini, do të mbajë edhe një konferencë për media.
“Ju njoftojmë se nesër, me fillim në orën 18:00, Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa, në orën 18:45, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës.”, thuhet në njoftimin për media.
Në njoftim, nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje dhe i konferencës, megjithatë, kjo parti së fundmi ka qenë tepër aktive me kritika e aksione për zhvillimet e fundit në vend.



