Zjarret detyrojnë evakuimin e rreth 100 mijë njerëzve në Nevada të ShBA-së

24 gusht 2026 | 16:48

Një zjarr i fuqishëm dhe i pakontrolluar ka përfshirë zonat në veriperëndim të Renos, në Nevada të ShBA-së, duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke vështirësuar përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve për ta vënë nën kontroll.

Erërat e ndryshueshme kanë krijuar vështirësi për zjarrfikësit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje rreth 90 mijë banorëve të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Si pasojë e zjarrit, të paktën gjashtë persona, përfshirë tre ndihmës të shpejtë dhe tre civilë, kanë mbetur të plagosur.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zjarri është “i shkaktuar nga njeriu”, por nuk kanë dhënë detaje nëse ai është shkaktuar aksidentalisht apo qëllimisht.

Guvernatori i Nevadës, Joe Lombardo, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Washoe dhe ka mobilizuar Gardën Kombëtare të Nevadës për të ndihmuar në operacionet e emergjencës.

Për shuarjen e zjarrit nga ajri janë angazhuar dy ekipe helikopterësh, ndërsa 60 pjesëtarë të Gardës Kombëtare do të ndihmojnë policinë në mbrojtjen e lagjeve të evakuuara.

Në operacionet e reagimit janë përfshirë rreth 800 pjesëtarë të personelit zjarrfikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka miratuar të hënën 6.1 miliardë euro ndihmë…