Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Hamza ka falënderuar ambasadorin francez për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë ambasadorit Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, është shprehur Hamza.
Kryetari i PDK-së ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe miqësisë së Francës ndaj Kosovës, ndërsa ambasadorit Guérot i ka uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Hamza ka vlerësuar lart kontributin e ambasadorit francez gjatë mandatit të tij në Kosovë.



