Kurti me lëvdata për projektin e autostradës Shkup-Bllacë në anën maqedonase: 5 tunele, 8 ura, 4 galeri…

26 gusht 2026 | 12:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në nisjen e punimeve të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.

Nga aty, në një deklarim për të pranishmit, Kurti është shprehur i lumtur që ndodhet atje, duke lavdëruar këtë projekt, i cili, siç ka deklaruar ai, “do ta forcojë më tepër” lidhjen infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu bashkë me ju, në këtë moment kur po hidhen themelet e një lidhjeje të re dhe moderne mes dy vendeve tona. Autostrada Shkup–Bllacë, me 5 tunele, 8 ura e 4 galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe RMV-së”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi ka dëshmuar edhe një herë se është një…