Vedat Muriqi shënon ndaj Lyonit, Kosovari i jep epërsinë Fenerbahçes
26 gusht 2026
| 21:35
Vedat Muriqi ka shënuar gol për Fenerbahçen në ndeshjen ndaj Lyonit, duke i dhënë epërsinë skuadrës turke në minutën e 24-t.
Fenerbahçe po zhvillon sonte ndeshjen vendimtare ndaj Lyonit, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka gjetur rrjetën në minutën e 24-t, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 28-të, Archie Brown ka shënuar golin e dytë për Fenerbahçen.
Kështu, pas 28 minutash lojë, Lyon 0–2 Fenerbahçe.
Muriqi e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe po udhëheq sulmin e skuadrës turke në këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1–1, ndërsa Fenerbahçe tashmë ka krijuar epërsi të rëndësishme në transfertë.



