Haxhiu takon ambasadorin italian, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

28 gusht 2026 | 15:35

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Në takim është vlerësuar gjithashtu rëndësia e mbështetjes italiane për rrugën evropiane të Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Juventusi dhe Lazio mund të arrijnë së shpejti marrëveshjen që…