Të dielën mbahen homazhe për heroin Bahri Fazliu në Qafë Bogiqe

28 gusht 2026 | 11:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Deçan ka njoftuar se të dielën, më 30 gusht 2026, do të mbahen homazhe për heroin e kombit, Bahri Fazliu.

Homazhet do të zhvillohen në Qafë Bogiqe, në trekëndëshin kufitar Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi, duke filluar nga ora 12:00.

Në njoftimin e OVL-UÇK-së në Deçan u është bërë thirrje familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe të gjithë qytetarëve, që të marrin pjesë në këtë përkujtim.

“Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve të Kombit dhe luftën e drejtë të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në…