Vdes një person pasi goditet nga dy vetura në Llabjan të Novobërdes

29 gusht 2026 | 09:44

Policia ka njoftuar se një këmbësor është goditur për vdekje nga dy vetura në fshatin Llabjan në Novobërdë. Viktima ishte goditur fillimisht nga një veturë e më pas edhe nga një tjetër.  Dy vozitësit janë arrestuar.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka publikuar një…