Haradinaj përkujton heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij
30 gusht 2026
| 14:34
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj e ka cilësuar Fazliun si intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, duke e vlerësuar si shembull të dashurisë dhe sakrificës për atdheun.
“Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të. Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë e bashkëkombas nga gjitha trojet, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore, pikërisht në vendin ku fitoi përjetësinë, te trekufiri. Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!”, ka shkruar Haradinaj.



