Hoxhaj në Ditën e të Zhdukurve: E vërteta duhet të zbardhet, drejtësia të vihet në vend

30 gusht 2026 | 19:47

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke shprehur solidaritet me familjet që ende nuk kanë informacion për fatin e të dashurve të tyre.

Hoxhaj theksoi se përgjegjësit për krimet ndaj popullatës civile duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa kërkoi që procesi i zbardhjes së fatit të personave të zhdukur të mos ketë më vonesa.

“E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend njëherë e përgjithmonë”, tha Hoxhaj.

Postimi:

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve rikthen dhimbjen e Kosovës, e veçanërisht të familjeve që ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre. Përgjegjësit për krimet ndaj popullatës civile duhet të dalin para drejtësisë dhe këtij procesi t’i jepet fund pa vonesa të mëtejshme. Plagët e shkaktuara vështirë se mund të shërohen, por e vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend njëherë e përgjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Rama ka akuzuar VV-në për, siç thotë ai, bllokim…