Të shtëna në një festë në Zvicër, një i vrarë dhe pesë të plagosur

30 gusht 2026 | 10:14

Gjatë të shtënave me armë zjarri në një party rave në Aarau, në veri të Zvicrës, një person ka humbur jetën. Për autorin ose autorët e sulmit nuk ka gjurmë konkrete.

Në një party në qytetin zviceran Aarau, gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Siç njoftoi Policia Kantonale e Aargaut në platformën online X, një person ka humbur jetën, pesë persona janë plagosur mes tyre edhe persona në gjendje të rëndë. Gazeta zvicerane Blick citon një zëdhënëse të policisë, sipas së cilës vendi i ngjarjes është hipodromi i Schachenit, raporton DW.

Ende paqartësi

Deri tani, shumë detaje rreth incidentit mbeten të paqarta. Në momentin e të shtënave, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në atë vend po zhvillohej një party rave. Në një video të publikuar nga gazeta, e cila thuhet se është filmuar pranë vendit të ngjarjes, dëgjohen rreth dhjetë të shtëna. Ende nuk dihet se kush i ka qëlluar me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje me një numër të madh forcash dhe u ka bërë thirrje banorëve të shmangin zonën. Ajo u ka kërkuar dëshmitarëve që të dërgojnë video dhe fotografi të ngjarjes përmes kanalit në Instagram të Policisë Kantonale të Aargaut.

Qyteti Aarau, në kantonin zviceran Aargau, ndodhet rreth 40 kilometra në perëndim të Cyrihut dhe ka afro 23.000 banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një valë e re sulmesh me dronë ukrainas ka goditur…