Deputeti i PDK-së: Nuk do të heshtim përballë shkeljeve të Kushtetutës

31 gusht 2026 | 11:16

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me anëtarë të Kryesisë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu, qëndruan sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar gjendjen në vend, duke thënë se janë normalizuar një sërë problemesh dhe dukurish që, sipas tij, dikur konsideroheshin të papranueshme.

Lushtaku ka përmendur mungesën e barnave për trajtimin e kancerit, importimin e energjisë nga Serbia, vdekjen e punëtorëve në vendin e punës, si dhe, siç është shprehur ai, shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës.

“Është normalizuar mungesa e barnave për trajtimin e kancerit. Është normalizuar importimi i energjisë nga Serbia. Është normalizuar vdekja e punëtorëve në vendin e punës. Është normalizuar shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës. Është normalizuar gjithçka që dikur kritikohej ose dukej e papranueshme”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka thënë se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, PDK-ja nuk do të heshtë. “Por ne nuk do të heshtim. Do të qëndrojmë përherë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Republikës”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shtyrë për 15 shtator seanca gjyqësore ndaj katër prej…