Donika Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë

01 shtator 2026 | 18:56

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe mosarritjes së konsensusit politik.

Kadaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera, duke e cilësuar si “destruktivitet” qëndrimin e tyre, veçanërisht për mosvotimin e një kandidati konsensual.

Sipas saj, nëse konsensusi kërkohet vetëm për t’u refuzuar kur arrihet, atëherë Albin Kurti do të kishte legjitimitet që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkonte qytetarëve një mbështetje prej 80 deputetësh.

“Pas destruktivitetit të treguar nga LDK-ja dhe partitë e tjera, që po kulmon me mosvotimin e një kandidati konsensual, aq shumë të kërkuar dhe të propozuar nga vetë LDK-ja, Albin Kurti ka legjitimitet të plotë që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë”, ka shkruar Kadaj në ‘Facebook’.

Ajo ka shtuar se kërkesa për një mandat më të fuqishëm bëhet legjitime nëse konsensusi politik përdoret vetëm për t’u refuzuar.

“Nëse konsensusi kërkohet vetëm për t’u refuzuar kur arrihet, atëherë kërkesa për një mandat që e tejkalon këtë bllokadë bëhet krejtësisht legjitime”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë…