Zbulohen kuotat e basteve për skuadrën e ardhshme të Alvarezit
Julian Alvarez pritet të mbetet te Atletico Madridi, ndërsa kuotat e basteve për skuadrën e tij të ardhshme e favorizojnë dukshëm qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.
Sulmuesi argjentinas, pas një jave të trazuar, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Diego Simeones.
Alvarez vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të kërkuar në këtë afat kalimtar. Barcelona e ka pasur prej kohësh në radar, ndërsa së fundmi interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali.
“Gunners” janë në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe Alvarez shihet si një profil që i përshtatet kërkesave të trajnerit Mikel Arteta.
Megjithatë, pista e Arsenalit është ftohur në orët e fundit, ndërsa e ardhmja e argjentinasit mbetet ende e hapur deri në përfundimin e afatit kalimtar.
Kuotat për skuadrën e ardhshme të Julian Alvarez:
Atletico Madrid – Bet365: 1.22
Arsenal – Bet365: 4.50
Kuota 1.22 për qëndrimin te Atletico Madridi tregon se argjentinasi shihet si favorit i madh për të vazhduar në Madrid.
Alvarez ishte vërshëllyer nga tifozët e Atletico Madridit gjatë ndeshjes në shtëpi ndaj Villarrealit, por rikthimi i tij në stërvitje me grupin shihet si një sinjal se situata mund të jetë duke u qetësuar.
Sulmuesi dëshiron transferimin te Barcelona, por Atletico Madridi ka insistuar vazhdimisht se nuk dëshiron ta shesë, pavarësisht ofertës.
Ndryshe është situata me Arsenalin, ndaj të cilit klubi madrilen ka shfaqur më shumë hapje, por destinacioni nuk është preferenca e parë e lojtarit.
Për këtë arsye, skenari i qëndrimit në Madrid po fiton sërish terren dhe Alvarez mund ta vazhdojë edhe një sezon nën drejtimin e Diego Simeones.
Drejtori sportiv i Atletico Madridit e ka konfirmuar se sulmuesi është rikthyer në stërvitje dhe se klubi pret që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të kampionatit.
Me përfundimin e afatit kalimtar veror, e ardhmja e Alvarezit pritet të qartësohet përfundimisht.



