Kimioterapitë te kancerët, pse më pak ndihmojnë e më shumë dëmtojnë

02 shtator 2026 | 11:46

Këto ditë ka dalë në botim libri i autorit Naim Krasniqi “Kimioterapitë te kancerët – pse më pak ndihmojnë e më shumë dëmtojnë?” dhe “Vaksinat (MMR) – pse mund të shkaktojnë autizmin?”.

Në këtë pjesë të librit trajtohet çështja e kimioterapive te sëmundjet kancerogjene dhe arsyet që, sipas autorit, qëndrojnë prapa efekteve të tyre. Autori paraqet një qasje të bazuar në dallimet që, sipas tij, ekzistojnë në mes të frekuencave energjetike të ADN-ve të kafshëve dhe shpezëve, ku testohen kimioterapitë, dhe ADN-ve të qenieve njerëzore, ku ato aplikohen.

Rezultati konfuz, në mes dy ADN-ve të ndryshme në mes veti, si për nga natyra, ashtu edhe për nga nivelet energjetike

Sipas autorit, rreth 99% e sëmundjeve kancerogjene fillojnë nga një infeksion i thjeshtë me ushqime dhe transformohen aksidentalisht në sëmundje kancerogjene.

Transformimin nga një infeksion i thjeshtë në një sëmundje kancerogjene, autori e sqaron përmes 10 etapave. Në mesin e dhjetë etapave, sipas autorit etapa e pestë konsiderohet si një kufi në mes shëndetit dhe kancerit, ku si pacientët ashtu edhe mjekët duhet të kenë kujdes për veprimet e tyre.

Në momentin kur shfaqen sëmundjet kancerogjene, ekipet mjekësore tentojnë ta shërojnë apo ta parandalojnë përhapjen e saj, duke përdorur kimioterapi të ndryshme.

Edhe përkundër vullnetit të mirë të mjekëve, jo në pakë raste, përdorimi i kimioterapive jo që ndihmon në shërimin apo parandalimin e sëmundjeve kancerogjene, por, përkundrazi, e shpejton dhe përkeqëson gjendjen shëndetësore, sa që përfundon me fatalitet.

Si është e mundur kjo?

Ndryshime në mes frekuencave energjetike të ADN-ve

Sipas autorit, ndër shkaqet kryesore, se pse disa kimioterapi më shumë dëmtojnë sesa ndihmojnë sëmundjet kancerogjene, i orienton në testet e kimioterapive te kafshët dhe shpezët në laboratorët eksperimentalë, si dhe në aplikimin e tyre te qeniet njerëzore.

Autori thekson se kafshët dhe shpezët, ku testohen kimioterapitë e ndryshme, posedojnë një ADN tërësisht të ndryshme dhe me frekuenca energjetike dhjetëra herë më të larta sesa frekuencat energjetike të ADN-së së qenieve njerëzore (faqe.172).

Këtë ndryshim në mes të frekuencave energjetike të ADN-ve, në mes të kafshëve dhe shpezëve në raport me qeniet njerëzore, autori e mbështet në dy argumente.

Argumenti i parë është se (faqe 90), pas shpërthimit të centralit bërthamor në Çernobil, pavarësisht se autoritetet e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS) kishin dhënë urdhër për mosbartjen e kafshëve dhe shpezëve shtëpiake, si dhe eliminimin e tyre nga rreziku i përhapjes së radioaktivitetit, ato kishin mbijetuar dhe ishin shumuar, e jetojnë ende rreth centralit bërthamor të Çernobilit.

Kurse argumentin e dytë, autori e mbështet në raportin e OBSH-së se, pavarësisht se njerëzit në këtë zonë kanë qëndruar një kohë relativisht të shkurtër, ndër vite kishin humbur jetën rreth 4 000 persona, edhe pse grupe të ndryshme, si Greenpeace, japin shifra alarmante, rreth 100 mijë të vdekur.

Sipas këtyre argumenteve të autorit, pasi kafshët dhe shpezët arrijnë të jetojnë rreth centralit bërthamor të Çernobilit, pavarësisht se disa kanë pak efekte anësore, tregon se kafshët dhe shpezët posedojnë frekuenca energjetike të atomeve të përafërta me frekuencat energjetike të atomeve të uraniumit.

Shembulli hipotetik i dy atomeve organike, të cilat sa janë të ngjaishme aq edhe janë të ndryshme

Kur flitet për ndryshimin në mes frekuencave energjetike të atomeve identike të kafshëve dhe shpezëve në raport me qeniet njerëzore, ashtu sikurse është marrë shembulli me atomet e karbonit (C’) dhe (C”), ku njëri i takon njeriut dhe tjetri pulës, pavarësisht se sipas fizikës aktuale këto atome janë identike, sepse posedojnë masa të njëjta atomike, si dhe numër të njëjtë të ngarkesave elektrike, sipas autorit këto atome janë edhe të ndryshme, sepse frekuencat energjetike në brendësi të atomeve të karbonit te pulat (C”) janë dhjetëra herë më të mëdha sesa frekuencat energjetike në brendësi të atomeve të karbonit te qeniet njerëzore (C”). (Faqe 93).

No description available.

Origjina e ndryshimeve të frekuencave energjetike

Sipas autorit, origjina e ndryshimeve në mes frekuencave energjetike të atomeve të njëjta vjen nga stomaku, i cili është pranues, konvertues dhe transferues i frekuencave energjetike nga ushqimet e ndryshme deri te çdo atom i organizmit.

Si shembull të thjeshtë, autori merr një kafshë dhe një fëmijë, të cilët përmes ushqimeve të njëjta rriten njëkohësisht të dy, edhe pse kafsha fiton masë më shpejt në raport me masën maksimale të saj.

Sipas autorit, ky është një argument se stomaku i kafshëve frekuencat energjetike që i merr nga ushqimet e ndryshme i konverton në frekuenca të larta energjetike, kurse stomaku i fëmijës të njëjtat frekuenca energjetike që i merr nga të njëjtat ushqime i konverton në frekuenca të ulëta energjetike.

Testimet në kafshë

Testet në kafshë fillojnë kur studiuesit u krijojnë apo transplantojnë kancere të caktuara kafshëve, për të parë nëse kimioterapia ka sukses.

Kur flitet për kimioterapitë e ndryshme, autori e vë në dyshim efikasitetin e cisplatinës dhe karboplatinës, varësisht nga doza, sepse në brendësi të tyre ndodhen atomet minerale të platinës, të cilat posedojnë frekuenca të larta energjetike, por nuk posedojnë kufij maksimalë dhe minimalë të tolerancave energjetike.

Sipas autorit, në momentin kur testohen këto kimioterapi te kafshët, fillon një reaksion kimik në mes frekuencave të larta energjetike të platinës (Pt), me frekuencat energjetike kancerogjene të atomeve organike të kafshëve që posedojnë kufij maksimalë dhe minimalë të frekuencave energjetike.

Gjatë këtyre reaksioneve kimike, frekuencat e larta energjetike minerale të platinës i deformojnë dhe shuajnë frekuencat energjetike të atomeve kancerogjene organike te kafshët dhe shpezët, thekson autori i librit.

Shuarja e frekuencave energjetike të atomeve organike

Sipas autorit, bazuar në ligjin e kohës së shuarjes së frekuencave energjetike (faqe 55), pasi atomet organike të kafshëve dhe shpezëve posedojnë frekuenca energjetike dhjetëra herë më të larta sesa frekuencat energjetike të atomeve organike të qenieve njerëzore, rrjedh se edhe shuarja e frekuencave energjetike kancerogjene te kafshët dhe shpezët është po ashtu dhjetëra herë më e ngadalshme sesa shuarja e frekuencave energjetike te qeniet njerëzore.

Shuarja tejet e ngadalshme e frekuencave energjetike kancerogjene në brendësi të atomeve kancerogjene te kafshët dhe shpezët, në laboratorët eksperimentalë merret si një sukses i madh i efikasitetit të kimioterapive kundër sëmundjeve kancerogjene.

Në të vërtetë, nuk kemi të bëjmë me shërimin e atomeve kancerogjene, por kemi të bëjmë me një shuarje (vdekje) të ngadalshme të atomeve kancerogjene te kafshët dhe shpezët.

Ky është një ndër problemet kyçe, se aq ngadalë vdesin atomet kancerogjene te kafshët dhe shpezët, sa ekspertët mjekësorë nuk mund ta dallojnë se a ka shërim të atomeve kancerogjene apo ka vdekje të atomeve kancerogjene.

Testimet fatale te njerëzit

Në momentin kur kimioterapia kundër kancerit shpallet efikase, ajo u dërgohet ordinancave apo spitaleve për testime te njerëzit. Varësisht nga doza e kimioterapisë, në jo pak raste, jo që fillojnë efektet pozitive të shërimit apo shuarjes së sëmundjeve kancerogjene, por në realitet ndodh e kundërta – fillojnë efektet negative.

Këto procese ndodhin sepse kimioterapia, për shkak se posedon frekuenca të larta energjetike, sapo të bjerë në kontakt me organe të ndryshme të organizmit të njeriut, aty ku gjen terren të volitshëm, fillon t’i deformojë dhe shuajë frekuencat elektrostatike kancerogjene në brendësi të atomeve organike kancerogjene të njeriut, në një kohë dhjetëra herë më të shkurtër sesa te kafshët dhe shpezët, por sido që të jetë, varet edhe nga niveli energjetik i organizmit të njeriut.

Shuarja e frekuencave elektrostatike kancerogjene i krijon një bindje fillestare personelit mjekësor se kimioterapia ka efekt pozitiv, sepse ka një zbritje të frekuencave elektrostatike kancerogjene, përkatësisht ka një ulje të sëmundjeve kancerogjene.

Veçse nuk është ashtu, dhe nuk ndodh një zbritje e frekuencave elektrostatike kancerogjene, por jo në pakë raste, ka të bëjë me një shuarje (vdekje) të frekuencave elektrostatike kancerogjene, e kjo shkakton pasoja fatale për organizmin e njeriut.

Kur, pas një kohe, gjendja keqësohet dhe kryhen ekzaminime të tjera, vërtetohet se kimioterapia nuk kishte sukses, sepse, sipas stafit mjekësor, pacienti ka ardhur me vonesë, e si shkak sëmundja kancerogjene ka kaluar në metastazë.

Por, fatkeqësisht, nuk është ashtu, sepse, në jo pak raste, metastaza është rezultat i përdorimit të kimioterapive në doza të larta.

No description available.

Efektet sekondare të medikamenteve

Sipas autorit, edhe pse njihet botërisht se të gjitha medikamentet, krahas efekteve pozitive, kanë edhe efekte negative, ku disa më pak e disa më shumë, autori thekson: Origjina e të gjitha efekteve sekondare të medikamenteve që testohen te kafshët dhe shpezët dhe aplikohen te qeniet njerëzore vjen nga ndryshimi në mes frekuencave energjetike të ADN-ve të kafshëve dhe shpezëve, në raport me frekuencat energjetike të ADN-ve të qenieve njerëzore.

Libri e lë të hapurse, për aq kohë sa nuk kuptohet se frekuencat energjetike në brendësi të atomeve organike të kafshëve dhe shpezëve, ku testohen medikamentet, janë dhjetëra herë më të larta sesa frekuencat energjetike në brendësi të atomeve organike të qenieve njerëzore, ku aplikohen medikamentet, për aq kohë vazhdojnë efektet sekondare, e që në jo pak raste përfundojnë me fatalitet.

Zgjidhja e problemit

Sipas autorit, për t’i ulur apo zhdukur në tërësi efektet sekondare të medikamenteve, e në veçanti kimioterapive, duhet gjetur një ndryshim kuantitativ përmes shifrave, në mes të frekuencave energjetike të ADN-ve të kafshëve dhe shpezëve ku testohen kimioterapitë dhe frekuencave energjetike të ADN-ve të qenieve njerëzore ku aplikohen kimioterapitë.

Gjetja e këtyre ndryshimeve nuk është e lehtë, por është e mundur përmes rregullave që i ka përcaktuar autori në libër.

Rekomandim

Autori është kundër injektimeve të kimioterapive intravenoze apo vaksinave intramuskulare, sepse kjo shkakton një luftë frontale dhe të dhunshme në mes frekuencave të ndryshme energjetike, kurse, po të dërgohen në stomak, filtrat e mikro-konvertuesve të stomakut i filtrojnë dhe lejojnë frekuencat e ulëta të kalojnë nëpër organizëm, ndërsa frekuencat e larta i kthejnë pas dhe i nxjerrin jashtë përmes proceseve natyrore, dhe efektet sekondare janë shumë më të ulëta.

Sipas autorit, duhet patur kujdes me prezencën e madhe të atomeve minerale të platinës (Pt) në kimioterapi, sepse siq pretendon ai, këto atome as nuk janë prezente, por as nuk janë në linjë me atomet organike të qenieve njerzore, sepse nuk posedojnë kufijë maksimal dhe minimal të frekuencave energjetike, ashtu sikur posedojnë atomet organike të hidrogjenit (H), oksigjenit (O), karbonit (C), azotit (N)….të qenieve njerzore.

Shënim: Qëndrimet, pretendimet dhe interpretimet e paraqitura në këtë tekst pasqyrojnë pikëpamjet e autorit dhe paraqiten si pjesë e përmbajtjes së librit “Kimioterapitë te kancerët – pse më pak ndihmojnë e më shumë dëmtojnë?” dhe “Vaksinat (MMR) – pse mund të shkaktojnë autizmin?”. Ato nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e komunitetit shkencor apo të mjekësisë bashkëkohore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez…