Më 4 shtator në Likofc, thirrje për unitet dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

02 shtator 2026 | 16:04

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve që të marrin pjesë në një tubim të përbashkët që do të mbahet më 4 shtator në Likofc.

Tubimi do të nisë në ora 19:00, në Shtabin e UÇK-së në Likofc, dhe zhvillohet në kuadër të aktiviteteve “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuara nga platforma “Liria ka emër” dhe të organizuara nga Komuna e Skenderajt.

Përmes këtij aktiviteti, Lushtaku ka bërë thirrje që së bashku të kujtohet sakrifica e luftës së UÇK-së, të nderohen dëshmorët dhe të gjithë të rënët, si dhe të përcillet mesazhi për drejtësi në Hagë.

“Së bashku do të kujtojmë sakrificën, do të nderojmë dëshmorët dhe gjithë të rënët në luftë dhe do të përcjellim mesazhin e përbashkët për drejtësi në Hagë”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi gjykata e…