Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë mandatet”
02 shtator 2026
| 19:45
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka folur pasi ka deklaruar se refuzon ta votojë Bekim Sejdiun për President.
Ajo ka thënë për “Nacionale”, se një nga gjashtë deputetët e LDK-së i ka kërkuar Abdixhikut që t’ia dorëzojë mandatin.
Por, Ymeri tha se Abdixhiku e ka refuzuar këtë.
Më pas tregon ajo, kur ka zbritur poshtë Abdixhiku ka kërkuar që deputetët t’i dorëzojnë mandatet.
“Kjo është dyfytrësi e llojit të vetë. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, ka thënë ai.



