Bakraçi nuk e përfundon gjysmëmaratonën në Lojëra Mesdhetare
03 shtator 2026
| 11:39
Gresa Bakraçi ishte e fundit prej sportistëve të Kosovës që garuan në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Atletja Bakraçi garoi të enjten në mëngjes, në ditën e fundit të Lojërave Mesdhetare.
Ajo nuk e përfundoi vrapimin në gjysmëmaratonë. Katër atlete nuk e përfunduan shtegun prej 21 kilometra.
Kosova i fitoi nëntë medalje në Lojërat Mesdhetare në Taranto. Mori pjesë me 163 sportistë. Shumica kishin rezultate të zbehta.



