Oda e Mjekëve të Kosovës i bashkohet mbështetjes për marshin ‘Kosova po pret’

03 shtator 2026 | 13:02

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur mbështetjen për marshin “Kosova po pret”, aktivitet i cili synon të përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxhën, Arbnore Zogjanin dhe Ridvan Eminin.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet dhe aktivitetet në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në fokus ka qenë edhe Marshi i UÇK-së.

Po ashtu, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe platformës “Liria ka emër”, si dhe për mbështetjen institucionale të Odës për Marshin e UÇK-së.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” kanë falënderuar Odën e Mjekëve të Kosovës për “mbështetjen e dhënë për Marshin e UÇK-së”.

Takimi është përmbyllur me dakordimin për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meriton Korenica ka ndërruar ekip, por jo edhe kampionat, pasi…