Korenica largohet nga Cluj, firmos me Steaua Bukureshtin

03 shtator 2026 | 12:56

Meriton Korenica ka ndërruar ekip, por jo edhe kampionat, pasi karrierën do ta vazhdojë në futbollin e Rumanisë. Ai është larguar nga skuadra e Clujit për t’u transferuar te FCSB (Steaua Bukureshti), pasi një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtuesit e të dyja klubeve.

Steaua do të paguajë 600 mijë euro për kartonin e Korenicës, i cili me ekipin e ri do të firmos kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë mujore prej 30 mijë eurosh.

Korenica 29-vjeçar, pritet së shpejti të prezantohet te skuadra e re, me të cilën synon suksese në vazhdim të karrierës. Ai ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Clujit dhe ndër mesfushorët më të vlerësuar në kampionatin rumun.

Te Steaua e vlerësojnë Korenicën si përforcim të madh kurse futbollisti kosovar me ekipin e ri mund të debutojë këtë vikend, saktësisht të shtunën në derbin ndaj Dinamo Bukureshtit. Korenica ishte pjesë e Clujit prej vitit 2024 dhe me këtë skuadër ka regjistruar 11 paraqitje, duke shënuar 27 gola dhe bërë 11 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër…