Bayerni ofron 40 milionë euro për Gerard Martinin
21 tetor 2026
| 15:59
Bayern Munichu po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Martin, me synimin për ta transferuar atë në verën e vitit 2027.
Sipas mediave gjermane dhe spanjolle, trajneri Vincent Kompany e vlerëson 24-vjeçarin për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë dhe qendërmbrojtës.
Barcelona nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2028.
Interesim për Martínin kanë shfaqur edhe Interi, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami.



