Mauro Icardi drejt kampionatit spanjoll

21 tetor 2026 | 15:54

Mauro Icardi mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Sulmuesi argjentinas është pa klub që nga 30 qershori, kur i ka përfunduar kontrata me Galatasarayn.

Sipas raportimeve të Ekrem Konur, për shërbimet e Icardit kanë shfaqur interes Real Betisi dhe Elche, ndërsa në garë për transferimin e tij janë edhe PAOK-u, Evertoni dhe Benfica.

33-vjeçari, përveç Galatasarayt, ka luajtur edhe për Sampdorian, Interin dhe Paris Saint-Germainin. Në fillimet e karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se viti 2027…