Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

21 tetor 2026 | 14:00

Çështja e Manchester Cityt ka bërë që një qytet i tërë të mbajë frymën. Pjesa e kuqe e qytetit shpreson në sanksione historike ndaj klubit, ndërsa tifozët e pjesës tjetër ëndërrojnë ndëshkimin më të lehtë të mundshëm.

Megjithatë, ky skenar i fundit mund të jetë i vështirë për t’u realizuar, pasi, përveç një gjobe të majme, klubi rrezikon edhe atë që po cilësohet si “rënie e dyfishtë nga kategoria”. Nëse Manchester City do të qëndronte për dy sezone në Championship, do t’i duhej të rindërtonte skuadrën nga e para.

Situatës i shtohet edhe skenari i përmendur nga presidenti i IFR-së (Investment Firms Regulation), David Kogan, i cili ka sqaruar kompetencat e organit mbikëqyrës. Mes tyre është edhe mundësia për t’i kërkuar një pronari të largohet nga klubi, nëse vlerësohet se e menaxhon atë në mënyrë të papërshtatshme, të pabarabartë ose të padrejtë.

“E kemi fuqinë absolute për ta bërë këtë. Nuk do të prononcohem deri në momentin kur t’i kemi të gjitha përgjigjet. Vetëm atëherë do të vendosim nëse do të nisim një hetim dhe si do të procedojmë. Veprimi përpara kohe do të ishte një gabim shumë i madh”, ka thënë Kogan.

Me fjalë të tjera, e ardhmja e Manchester Cityt mbetet e pasigurt. Kjo situatë vjen në një kohë kur skuadra po kalon një periudhë të mirë në Premier League, pavarësisht largimit të Pep Guardiolës, ndërsa mbi klub vazhdon të qëndrojë kërcënimi i sanksioneve që mund të ndikojnë ndjeshëm në të ardhmen e tij sportive.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar kontratat me 10…