Bayern – Arsenal, derbi që mbyll xhiron e Championsit
Me një derbi ka nisur xhiroja e tretë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve dhe pikërisht me një përballje të tillë do të përfundojë kjo xhiro.
Përballja mes Bayern Munichut dhe Arsenalit është derbi i madh i natës së dytë të kësaj xhiroje të Championsit, pas duelit mes PSG-së dhe Barcelonës në natën e parë.
Ndeshja, e cila zhvillohet sonte dhe nis në orën 21:00, pritet të sjellë spektakël futbolli, pasi përballë do të jenë dy skuadra që synojnë triumfin në këtë garë.
Bayerni është kampion i Gjermanisë, ndërsa Arsenali kampion i Anglisë. Të dyja skuadrat nuk kanë pësuar humbje në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve.
Arsenali ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, dy më shumë se Bayerni, i cili në xhiron e kaluar ka barazuar në udhëtim ndaj Vikingut, pas fitores 5:0 kundër Bodo/Glimtit.
Bavarezët do të kenë një mungesë të rëndësishme në përballjen me Arsenalin, pasi Michael Olise është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse trajneri Vincent Kompany, i cili është i sëmurë, do të jetë i pranishëm në stol.
Ndeshjet e tjera të mbrëmjes, të cilat nisin në orën 18:00, janë: Aston Villa – Viking, Club Brugge – Lens, Inter – Shakhtar, Betis – Feyenoord, Real Madrid – Leipzig dhe Sporting – LASK.
Ndërkohë, ndeshjet Como – Manchester United dhe Lille – Galatasaray kanë nisur në orën 18:45.



