Rahoveci hap zyrtarisht “HardhFest 2026”, festa e rrushit dhe verës
04 shtator 2026
| 18:09
Në Rahovec është hapur zyrtarisht Festa e Vjeljes së Rrushit “HardhFest 2026”, në një ceremoni ku morën pjesë ambasadorë, përfaqësues të institucioneve, vreshtarë e verëtarë, përfaqësues të shoqatave dhe mysafirë të shumtë.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se qyteti që nga mëngjesi është mbushur me vizitorë e miq, të cilët kanë ardhur për të përjetuar festën e rrushit dhe verës.
Sipas Latifit, aktivitetet e “HardhFest 2026” do të zhvillohen për tri ditë e tri net, më 4, 5 dhe 6 shtator, duke sjellë traditën, mikpritjen dhe kulturën e verës së Rahovecit.
“Mirë se vini! Gëzuar HardhFest 2026!”, ka shkruar Latifi në postimin e tij.



