Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin

04 shtator 2026 | 12:17

Real Madridi do të rikthehet sonte në aksion në La Liga.

“Los Blancos” do të përballen me Real Betisin nga ora 21:00, në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll.

Në tri ndeshjet e para, Real Madridi ka nëntë pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Barcelona që prin, falë goldallimit.

Në anën tjetër, Betisi gjendet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcos Llorente ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar…