Tension pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Rrugën C, ndërhyn Policia

05 shtator 2026 | 22:22

Një incident në komunikacion ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën C në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, një Mercedes i bardhë dhe një veturë tjetër me ngjyrë të zezë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale nga vendi i ngjarjes, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion mes personave të përfshirë. Situata më pas është tensionuar, ndërsa njëri prej drejtuesve të automjeteve dyshohet se ka tentuar të largohet nga vendi.

Në pamjet e siguruara shihet se në një moment disa persona janë mbledhur pranë Mercedesit të bardhë, derisa u panë edhe zyrtarë policorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”,…