ShBA-ja dhe Irani godasin cisterna e anije ushtarake në Hormuz
Forcat amerikane dhe iraniane kanë kryer sulme ndaj anijeve në ujërat përreth Iranit, duke rritur tensionet në Ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore e ShBA-së njoftoi se goditi tri cisterna iraniane, përfshirë një pranë ishullit Kharg, pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit lëshoi raketa balistike drejt dy anijeve të Marinës amerikane.
“Nëse qëlloni dy nga anijet tona, do t’ju shkaktojmë kosto edhe më të madhe ekonomike, duke shkatërruar tri nga tuajat”, deklaroi admirali Brad Cooper, kreu i CENTCOM-it.
Garda Revolucionare kërcënoi me intensifikimin e sulmeve ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon. Më pas, ajo pretendoi se kishte goditur tri cisterna që lëviznin nëpër “rrugë të paautorizuara”, si dhe tri anije të tjera të lidhura me ShBA-në.
Irani paralajmëroi anijet që të mos lëvizin nëpër korridore të paautorizuara në Hormuz, duke thënë se në të kundërtën do të vihen në shënjestër.



