Wilson: Vuçiqi po tenton të bëhet kryeministër për ta vazhduar sundimin si Putini

06 shtator 2026 | 08:26

Një tjetër kritikë e ashpër ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur Serbia po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe partia në pushtet atje e ka propozuar Vuçiqin si kandidat për kryeministër.

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson, përmes një postimi në platformën “X”, e ka akuzuar këtë të fundit, se po tenton të ruajë kontrollin mbi pushtetin duke kaluar nga posti i presidentit në atë të kryeministrit.

“Vuçiq po përpiqet të kalojë nga president në kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë sundimin e tij autoritar dhe të korruptuar mbi Serbinë edhe për shumë vite të tjera – pikërisht këtë bëri edhe krimineli i luftës, Putini! Serbët meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta”, ka shkruar Wilson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 shtator, kryesuesi Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin…