Afati 30-ditor i konstituimit të Kuvendit, Zemaj: Në gjykimin tim është shkelur Kushtetuta
07 shtator 2026
| 13:31
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.
Duke komentuar kalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, Zemaj ka thënë se, në gjykimin e tij, është shkelur Kushtetuta.
“Ne kemi thënë që 30 ditësh vetëm ka qenë i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit, tash është çështje e interpretimit, por në gjykimin tim, nuk ka pasur ndonjë dilemë është shkelje e Kushtetutës, por atë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka thënë se çështjet lidhur me seancën e 9 shtatorit do të jenë pjesë e debatit brenda LDK-së.
Zemaj ka dhënë një mesazh në nder të 7 shtatorit – Kushtetutës së Kaçanikut, duke thënë se të gjithë duhet të punojnë për mbrojtjen e saj.



