Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive
07 shtator 2026
| 20:03
Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv.
Ky subjekt ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar, por Klankosova.tv mëson se partia që drejtohet nga Ardian Gjini, do të mbajë nesër mbledhjen e kryesisë e cila nis me fillim nga ora 18:00.
Por, ndryshe do të veprojnë dy subjektet e tjera ish-opozitare PDK dhe LDK, të cilat do të jenë të pranishme në sallën ku do të mbahet seanca.



