Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.
Pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së dhe grupit parlamentar, Hamza ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancë, duke shprehur njëkohësisht shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit.
Ai është shprehur se pret që vazhdimi i seancës të mos jetë një kalkulim dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.
Ndërkohë, për të mërkurën, Avni Dehari në cilësinë e kryesuesit të seancës konstitutive, ka thirrur vazhdimin e seancën konstituive, ku pritet zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të mbahet në orën 11:00, më 9 shtator.
Ndërkaq, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot vendit të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme.



