Lushaku: Do të qëndrojmë në seancën konstituive

07 shtator 2026 | 14:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka konfirmuar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Sapo përfunduam mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, diskutuam për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Vendosëm që të marrin pjesë në këtë seancë, të kontribuojmë për konstituimin e Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj, prandaj ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë që është e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet normaliteti”, ka thënë Lushaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë ditëshi i fundit. Vendimi i madh për katërshen e…